SHPËRNDAJE

Jose mourinho

Mbrojtësi i Bregut të Fildishtë, Eric Bailly, është zyrtarizuar si transferimi i parë i Jose Mourinhos në Manchester United.

Manchester United ka kompletuar transferimin e parë nën drejtmin e Mourinhos, duke nënshkruar kontratë katër-vjeçare me mbrojtësin Eric Bailly nga Villarreal.

22-vjeçari bëri vetëm 47 paraqitje për Villarrealin por kjo i ka mjaftuar Mourinhos që të bindet nga i riu.

“Për mua transferimi në United është një ëndërr e bërë realitet. Të luaj në nivelet më të larta është e gjitha për të cilën kam ëndërruar”, deklaroi Bailly për faqen zyrtare të klubit.

Ndërsa, Mourinho tha se “Eric është një mbrojtës i ri qendror i cili posedon talent të madh. Ne mezi prezim të punojmë me të, ai është në klubin e duhur për zhvillimin e tij”. /Gazeta Blic/

nintchdbpict000242867066-e1465388010498

SHPËRNDAJE

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU