SHPËRNDAJE

Messi

Drejtuesit e Manchester Unitedit po bëjë përpjekje për transferimin e Lionel Messit

Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, drejtuesit e Manchester Unitedit kanë kontaktuar Barcelonën, dy herë në tri javët e fundit, në lidhje me transferimin e Lionel Messit.

Gjiganti nga Premierliga po planifikon që ta sjell në Old Trafford yllin argjentinas në verën e vitit 2017, përcjell Express.
Sipas Daily Mail, një i afërm i Messit nuk e ka përjashtuar mundësin e largimit të argjentinasit nga Barcelona, pas akuzave të fundit për evazion fiskal.

Messi ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2018. Nëse transferohet në United, ai do ta thyej rekordin e Gareth Bales, i cili ishte transferuar nga Tottenham në Real për afro 110 milion euro. /Express/

untitled_1465023815-3289583

SHPËRNDAJE

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU