SHPËRNDAJE

Historia e kësaj vajza ngjan shumë me ato që mund të kemi dëgjuar edhe këtu në Shqipëri. Lidhje dashurie, apo më mirë të themi nis me seks mes shoqes së ngushtë dhe të dashurit të një vajze. Por për psikologen e The Sun ka rrëfyer vajza që ka tradhëtuar shoqen.

E dashur Deidre.

Unë jam në një marrëdhënie pasionante me të dashurin e shoqes sime më të mirë. Tani ndjej se kam rënë në dashuri me këtë djalë dhe dua që ata të ndahen.

Unë jam 24 vjeç, shoqja ime e ngushtë është 25 dhe i dashuri i saj 27 vjeç. Ata kanë qenë së bashku për dy vjet.

Unë nuk kam pasur një të dashur për një kohë të gjatë dhe gjithmonë e kam ditur se ky djalë ka simpati për mua. Unë mund të them se jam unë ajo që ai do me të vërtetë.

Flirti ynë filloi kur shoqja ime shkoi në një tjetër qytet me punë. Unë e takova të dashurin e saj, pimë disa gota dhe përfunduam në shtrat duke bërë seks.

Në fillim ndërgjegja ime nuk më lejonte dhe i thashë jo atij, por më në fund u dorëzova.

Kurrë në jetën time askush nuk më ka bërë të ndihesha në mënyrën se si më bëri ai të ndihem. U ndjeva e veçantë dhe e dashuruar.

Ne filluam takimet në fshehtësi sa herë që mundeshim. Seksi me të ishte fantastik dhe ai e pranoi në syrin tim se ishte shumë më mirë me mua sesa me të dashurën e tij, pra me shoqen time.

U ndjeva sikur kisha gjithë botën në dorë. Ndërsa kalonin muajt, lidhja arriti në atë pikë sa që ai nuk mund të përballonte më mashtrimin që po bënim ndaj shoqes sime dhe ai ndaj të dashurës.

Dëshiroja shumë ta shihja, por ai mu përgjigj se ishte i pakënaqur dhe më tha këtë javë se nuk mund të vazhdojë më me këtë gjë.

U shkatërrova, qava shumë.

E dija thellë brenda meje se ky moment do të vinte, por mendova se do të kishim kaluar më shumë kohë së bashku.

Ai më kërkoi që të mos i tregoja të dashurës së tij, por unë jam aq shumë e dashuruar me të.

E di që do të shkatërroja mikeshën time më të mirë, por këtë djalë e dua për vete.

Përgjigja e psikologes: Shanset janë që të gjithë do të tërhiqeshin nga ju nëse do të ishit aq mizore sa t’i tregoje shoqes më të mirë për flirtin tuaj.

Më mirë është të ecni përpara me gjithë dinjitetin që mund të keni. Tregojini të dashurit tuaj se shpresoni që ai do të jetë besnik ndaj mikeshës tuaj në të ardhmen sepse ajo meriton më mirë.

Seksi mund të jetë dukur aq i veçantë vetëm për shkak se ishte aq sekret, por ju mund ta gjeni atë me dikë tjetër, veçanërisht tani që e dini se çfarë ju bën të ndjeheni më mirë.

Mos e humbni kohën duke menduar për të. Ju meritoni të jeni numri një në jetën e një njeriu.

SHPËRNDAJE

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU