SHPËRNDAJE

Thinat

Pikasja e thinjës së parë është një rit jete për të të gjithë. Por sipas një studimi të një grupi shkencëtarësh britanikë, gjenet e flokëve të thinjur mund të zhduken, çka do të thotë se gjeneratat e ardhshme nuk do ta kenë më markën shënjuese të procesit të plakjes.

Kërkimet e zhvilluara nga “University College”, në Londër kanë zbuluar gjenet përgjegjëse për flokët e thinjur dhe janë të bindur se shumë shpejt do të krijohen medikamentet ose produktet kozmetike për t’i zhdukur ato.

Flokët e thinjur krijohen nga pakësimi i melaminës, përgjegjëse për pigmentin e flokut, lëkurës dhe syve, çka i bën biondet më të çelura dhe brunet më të errëta.

“Është hera e parë që gjenet e daljes së thinjave janë identifikuar tek qenia njerëzore”, thotë Dr Kaustubh Adhikari, nga University College, Londër. Shkencëtarët kanë zbuluar se gjeni i quajtur IRF4 luan një rol thelbësor në ngjyrën e flokëve, por për herë të parë kanë mundur të zbulojnë lidhjen e tij edhe me procesin e daljes së thinjave.

SHPËRNDAJE

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU