SHPËRNDAJE

Dona Gill nga Leedsi, po e filmonte të birin Jacob me njërin nga filterët e Snapchatit, kur beson se i ndodhi një aktivitet paranormal.

Meqenëse në ekran shfaqen veshët dhe hunda e vizatuar vetëm kur detektojnë ndonjë fytyrë, ajo beson se pranë fëmijës së saj ishte edhe një fantazmë, transmeton Telegrafi.

“Ilustrimi nuk del kur nuk ka fytyrë, por aty u shfaq diçka e padukshme”, ka thënë Gill lidhur me rastin.

Ngjarjen e bën edhe më të çuditshëm fakti që fëmija u kthye dhe shikoi në atë anë, duke shtuar bindjen se ndjeu që kishte diçka pranë. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU