Si ta bëni baterinë e telefonit tuaj të zgjasë?

Edhe pse telefonat celularë janë përmirësuar ndjeshëm në shumë aspekte, bateria e tyre nuk ka fuqinë e dikurshme.
Por ekzistojnë disa mënyra që mund ta bëjnë telefonin tuaj të rrijë i ndezur për një kohë më të gjatë.

Njerëzit duhet të mbajnë nivelin e baterisë mbi 50 përqind, të kenë më shumë se një karikues dhe të rregullojnë parametrat e telefonit, shkruan Durrës Lajm.

Normalisht, njerëzve iu thuhet që para se të karikojnë telefonin e tyre duhet ta lënë që bateria të bjerë plotësisht, por faqja e internetit Stuff, thotë se kjo mënyrë nuk është e duhura.

Një nga këshillat kryesore është që telefoni të karikohet nga pak, por rregullisht, në mënyrë që bateria të zgjasë sa më shumë.

Rekomandohet gjithashtu që njerëzit të investojnë në blerjen e disa karikuesve.

Çdo përdorues duhet të ketë një karikues për në shtëpi, një për vendin e punës dhe një për ta mbajtur në makinë

Author: Gazetavip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *