Roladë me biskota të bluara

Rolad

Kjo roladë përgatitet për 10 minuta dhe është pa pjekje!

Nevojiten:
Qumësht
Një pako biskota të bluara, plazma por mund të përdorni çfarëdo lloj biskote (përdorni dy pako nëse dëshironi më shumë roladë)
Një mak

Banane

Përgatitja:
Në një enë, perziejmë makun (i hidhni mak sa të doni) me biskotat e bluara dhe i hedhim qumësht derisa të fitohet një masë homogjene.

E shtrijmë në një letër kuzhine masën e fituar, i renditim bananet si në foto dhe i palojmë anët në formë të roles së bashku me letrën. E fusim në frigorifer për t’u ftohur dhe e shërbejmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *