Pse pasaportat i kanë vetëm katër ngjyra?

Pasaporta

E kuqja, e kaltra, e gjelbra dhe e zeza. Këto janë katër ngjyrat e vetme në të cilat lejohet botimi i pasaportave të një shteti.

Pasaportat mund të kenë këto ngjyra por lejohet që të kenë edhe disa nuanca tjera por të këtyre ngjyrave.

Arsyeja e përdorimit të këtyre 4 ngjyrave qëndron tek preferencat e shtetit specifik.

Pasaporta-Kuqe

Për shembull vendet e Unionit Evropian preferojnë ngjyrën e kuqe për shkak të lidhjeve komuniste që vijnë nga e kaluara e historisë ne Evropë.

passporta-Gjelber

Lindja e Mesme preferon ngjyrën e gjelbër për shkak se supozohet se ajo ishte ngjyra e preferuar e Profetit Muhamed.

Passaporta-Kaltert

Ndërsa pasaportat e kaltër përdoren nga vendet amerikane sepse konsiderohet si një simbolikë e ‘botës së re’.

Por nuk është se këto klasifikime janë gjithmonë kësi soj. E tëra varet se cili lloj i ngjyrës është i gatshëm për botim në momentin që nevojiten pasaporta të reja.

Përpos ngjyrës, këto karta identiteti tani po fillojnë të dizajnohen në forma të ndryshme dhe më moderne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *