Pse duhet të pini ujin ku zien orizi!

Orizi

Pasi e ziejmë orizin shumica nga ne e hedhim ujin pa e ditur të mirat shëndetsore që mund të marrim prej tij. Këshillohet që uji i përfituar nga zierja e orizit duhet të pihet pasi ka veti të shumta shëndetsore, ai është burim i mrekullueshëm i energjisë.

Uji i orizit është i pasur me karbohidrate, prandaj të jep shumë energji. Pijeni një gotë ujë orizi në mëngjes dhe kurrë nuk do të ndiheni të lodhur.

Pengon kapsllëkun
Uji i orizit përmban shumë fibra dhe lehtëson punën e zorrëve. Po ashtu, amidoni që gjendet në të stimulon rritjen e baktereve të dobishme në lukth, të cilat përmirësojnë punën e tërë traktit të tretjes.

Pengon dehidrimin
Gjatë ditëve të nxehta verore, uji i ftohtë i orizit është freski e qëlluar. Uji i orizitmund t’i zëvendësojë nutricientët e humbur dhe ta zvogëlojë rrezikun nga dehidrimi.

Është ilaç efikas kundër gripit
Mund të përdoret si ilaç kundër gripit dhe etheve, meqë e parandalon humbjen e lëngjeve, që paraqitet për shkak të ngritjes së temperaturës dhe vjelljes eventuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *