Nusja me të ëmën rrahin dhëndrin, disa minuta pas martesës (Video)

Nusja

Një çift i sapomartuar duket se nuk e kishin nisur me të mbarë jetën e tyre bashkëshortore, pasi dyshja janë parë duke u rrahur në rrugë, vetëm disa minuta pasi ishin martuar.

Por situata u tensionua edhe më shumë, kur vjehrra e dhëndrit i bashkohet rrahjes, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo ngjarja e pazakontë është filmuar nga një shofer, i cili po qëndronte prapa veturës së tyre në qytetin Vitebsk të Bjellorusisë.

Në video shfaqet një veturë gjigante që ndalet pranë një stacioni të autobusit, nga e cila dalin duke u rrahur nusja dhe dhëndri.

Fillimisht ata shihen duke u grindur, dhe befasisht nusja fillon të rrah dhëndrin me buqetën e luleve që po e mbante në duar.
Por pas disa sekonda, “luftës” i bashkëngjitet një grua tjetër e cila duket të jetë nëna e nuses, që pa hezitim përdor çantën e saj të dorës si shkop për të rrahur dhëndrin e saj.

Sipas medieve lokale, ende nuk dihen arsyet që sollën deri tek kjo rrahje.
https://youtube.com/watch?v=uLpdo5D4DqA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *