SHPËRNDAJE

GentaGjalpi

Ish-konkurrentja e “Big Brother 5”, Genta Gjalpi, nuk heq dorë nga mënyrat e saj personale të të provokuarit, si e si të bjerë sa më shumë në sy.

Përveç fotove të shumta që poston vetë në rrjetet sociale, Genta fotografohet gjithandej në club-et e Tiranës, duke qenë se është shumë aktive në jetën e natës, shkruan Story.al.

Tashmë ka lënë minifundin, për të ekspozuar gjoksin me veshjet seri të të njëjtit model, por me ngjyra të ndryshme.

Nuk dihet si po shkon jeta private e Gentës, e cila ka deklaruar në ekran se i pëlqen jeta me aventura dhe lidhjet problematike, duke kujtuar historitë shumë të mediatizuara me Rubensin, Emilion, Gesin, etj.

Ajo ka deklaruar se nuk i ecën fati në dashuri pasi zakonisht zgjedh djemtë e gabuar. Por së fundi duket se e merr jetën më lehtë, duke shijuar momentin si të vijë.

Genta-700x485

SHPËRNDAJE

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU