Një recetë për largimin e shpejtë të dhimbjes së kokës

Kokedhimbja

Ky ilaç nga mjekësia popullore dhe tradicionale, do t’ua largojë dhembjen e kokës për vetëm pesë minuta.

Përbërësit: kripa e Himalajeve, lëng limoni, pak lëvore limon

Me rëndësi është që kripa të jetë e kualitetit të lartë, e më së miri është që të përdoret kripa e Himalajeve, e cila është e pasur me minerale.

Kripa mund t’ua largojë migrenën, dhembjen e kokës, t’ua rrisë nivelin e serotoninës në gjak, ta rigjallërojë sistemin nervor dhe ta normalizojë ekuilibrin alkalin në organizëm.

Ja çfarë duhet të bëni Shtrydheni lëngun nga dy limona, gërryeni pak lëvore të limonit dhe aty të shtoni dy lugë të çajit kripë të Himalajeve. Pasi që t’i keni përzier këta përbërës, aty shtoni 2 dcl ujë dhe pijeni. Kjo pije mund të mos e ketë shijen më të mirë të mundshme, por vepron për disa minuta, sidomos nëse e pini sapo të fillojë t’ju dhembë koka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *