Një person vret shtatë anëtarë të familjes së gruas së tij

Një person ka vrarë shtatë anëtarë të familjes së gruas së tij. Rasti ka ndodhur në qytetin Dezful, në jugperëndim të Iranit, raportojnë mediat lokale.

Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA tha se sulmuesi kishte qëlluar me Kallashnikov pesë burra dhe dy gra dhe më pas ka qëlluar edhe veten.
Ndërkaq, agjencia Mehr raporton se katër persona të tjerë po ashtu janë plagosur.

Sulmuesi raportohet se i ka mbijetuar plagëve dhe po trajtohet në spital.
Rastet e dhunës me armë zjarri janë të rralla në Iran, pasi qytetarët mund të posedojnë vetëm licencë për pushkë gjuetie.

Author: Gazetavip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *