SHPËRNDAJE

Anila

Hija e brengosjes së kuptueshme dhe peizazhi i vrenjtur i vuajtjes së rënduar, studentes 20 vjeçare Anila Brahaj nga fshati Gjonaj i Hasit (Komuna e Prizrenit), i kanë mbuluar gëzimin dhe bukurinë e natyrshme në fytyrën dikur të hareshme të saj.

Ajo, që nga ditët e para, me shumë shpresë dhe sukses të lakmueshëm, vijonte studimet në fakultetin juridik, pranë Universitetit shtetërorë “Ukshin Hoti” në qytetin historik të Prizrenit.

Por, para pakë kohe, mu në vlugun e studimeve dhe moshën e saj më të mirë, ajo mjerisht mori lajmin e dhimbshëm për goditjen nga sëmundja e leukemisë akute.

Një lajm i hidhur, që zbehu ëndrrat e studentes së mrekullueshme 20 vjeçare, një pezullim i padëshirueshëm i mësimeve dhe largim i përvuajtur nga shokët dhe shoqet e Universitetit, mundim i rëndë edhe për prindërit, vëllezërit e motrat, si dhe tërë familjen e saj, që e duanë aq shumë Anilën, deri në adhurim.

Një goditje vërtetë e pafat, pikërisht në momentin kur të gjithë neve, na ndajnë vetëm edhe pak ditë nga fillimi kalendarik i Pranverës, stinës më të bukur të gjelbërimit dhe rilindjes së jetës në këto anë e më gjerë.

Ajo nuk u ankua kurrë më parë, qoftë dhe njëherë të vetme, deri më tani,çdo gjë ishte në rregull me jetën e saj.

Anila ,vetëm, para pak ditësh, papritmas mori vesh diagnozën e trishtuese të sëmundjes që e mundon.

Gëzimi i saj dhe shpresa e familjes u goditën fort nga ky lajm i papritur.

Studentja shembullore, nga një thesar i dijes u kthye në një mal me vuajtje për bashkëfamiljarët dhe të gjithë të afërmit e dashamirët e saj, të cilët duan ta shohin atë përsëri shëndosh e mirë.

Mjerisht leukemia, është shndërruar në plagën më të dhimbshme dhe “bestsellerin” më të hidhur në Kosovë, si në asnjë vend tjetër në rajon.

Shkaqet e kësaj sëmundje që në vendin tonë, kaq shpesh përsëritet, sigurisht duhet kërkuar te konsumimi i ushqimeve të dyshimta të cilat me lejen e pushtetarëve tanë të korruptuar, pa asnjë kontroll, për çdo ditë futen nga Serbia në Kosovë.

Në një vend të varfër me kaq shumë milioner të dyshimtë, në spitalet e të cilit mungojnë edhe barnat më elementare,ku nuk ekzistojnë sigurimet shëndetësore të banorëve as përkrahja institucionale e të sëmurëve, natyrisht ndihmat nga populli i varfër e i papunësuar, mbeten të vogla e të kufizuara.

Kurse, milionerët e rinj, kurrë nuk e hapin qesen e mbushur me parat haram të grumbulluara përmes hajnisë, të cilët po qese nuk bëhet fjalë për tenderë milionësh e me përfitime të mëdha për ta, për raste sëmundjesh të rënda si këto, edhe pse të pa kurueshme në vend, ata asnjëherë nuk e zgjatin dorën e tyre koprrace!.

Një paradoks trishtues ky, që edhe në shekullin XXI, e kthen këtë vend në përjetimet e kohës së Migjenit.

Megjithatë Anila ka shumë besim te njerëzit human dhe vullnetmirë, me ndihmën e të cilëve, ajo shpreson të shërohet përsëri.

Familja nuk ka mundësi financiare të përgjigjet për shërimin e Anilës kurse një ndërhyrje e suksesshme për kurimin e kësaj sëmundje, mund të bëhet vetëm jashtë vendit, në mënyrë që ajo të buzëqeshë përsëri dhe gëzoj vitet e rinisë që ka përpara,.

Ndaj,lutjeve të saj për ndihmë, drejtuar të gjithë bashkëkombësve shqiptar kudo janë ata, u bashkohet edhe autori i këtyre rreshtave, me dëshirën më të mirë që Anilës ti buzëqesh përsëri fati, të trajtohet sa më shpejtë me sukses dhe kthehet familjes plotësisht e shëruar, e mbushur me shpresa të reja dhe gëzim e hare që ajo i meriton, si dhe të shijojë bukurinë e luleve të kësaj dhe shumë pranverave tjera

Për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që kanë mundësi të ofrojnë ndihmën e tyre dashamirëse për shërimin e Anilës, këtu më poshtë, po vendosë edhe Numrin e Gjirollogarisë si dhe IBAN Numrin e Bankës ku mund ti depononi ndihmat tuaja, menaxhues i të cilave është Prindi i Anilës, Isen Brahaj.

Kontoja për kontribuuesit në Kosovë;

Nr. i llogarisë: 1501090003545035

Ndërsa për ndihmat nga diaspora, luteni të përdorni konton me këtë:

SWIFT CODE: RBKOXKPR

IBAN dhe Nr. të llogarisë: XK051501090003545035

Edhe për ata që dëshirojnë të pyesin, kërkojnë sqarime të nevojshme apo të komunikojnë drejtpërdrejtë me prindërit, lidhur me ndihmat apo gjendjen e Anilës, numrat e telefonit janë: +386 49 377 173 dhe +386 49 292 688.

Për ndihmën dhe mbështetjen tuaj ,sado modeste dhe të çfarëdo shume apo natyre qofshin ato, të gjithë kontribuuesit nga cilado anë e trojeve shqiptare, të çdo moshe dhe gjinie, do të mbeten përjetësisht të falënderuar, nga Anila Brahaj dhe Familja e saj.
Me nderime

Gani Qarri Cyrih

SHPËRNDAJE

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU