SHPËRNDAJE

Januzaj

Menaxheri i ri i Manchester United, Jose Mourinho, ka përpiluar një listë prej 13 futbollistëve, të cilët shihen si të panevojshëm në Old Trafford.

Listën prej futbollistëve të padëshiruar në grupin e tij, trajneri portugez e ka dorëzuar te nënkryetari ekzekutiv i klubit, Ed Woodward.

Sipas El Confidencial, në listën e të padëshiruarve përfshihen, Juan Mata, Ander Herrera, Memphis Depay dhe Luke Shaw, të gjithë këta transferime të mëdha në kohen e David Moyes dhe Louis van Gaal.

Lojtarët e tjerë të përcaktuar të largohen apo të shkojnë në huazim përfshijnë: Marouane Fellaini, Bastian Schweinsteiger, Michael Carrick, Ashley Young, Matteo Darmian, Marcos Rojo, Antonio Valencia, Guillermo Varela dhe Sergio Romero.

Në këtë listë të paktën deri me tani nuk bënë pjesë lojtari kosovar Adnan Januzaj.

SHPËRNDAJE

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU