SHPËRNDAJE

Lakra

Përbërësit:

  • 1kg miell misri,
  • 1l. ujë,
  • 2 lugë gjelle kripë,
  • 250 gr gjalpë,
  • 1 kg spinaq,
  • 1kg. kos,
  • 1 vezë.

Përgatitja:

Në një tenxhere e vlojmë ujin me kripë dhe 100gr. gjalpë. E largojmë tenxheren nga zjarri, e hedhim miellin e misrit duke e përzier vazhdimisht dhe brumin e fituar e lëmë të ftohet.

Spinaqin e pastruar dhe të grirë e ndrydhim me një lugë kripë, ia shtojmë një vezë, disa lugë kos dhe ashtu e bëjmë gati për lakror. Gjysmën e brumit e shtrojmë në tëpsi të lyer me yndyrë, hedhim disa lugë gjalpë të shkrirë, e hedhim spinaqin e përgatitur dhe mbi të e shtrojmë gjysmën e mbetur të brumit.

Para se ta fusim në furrë të nxehur mirë, lakrorin e spërkasim me yndyrë dhe e pjekim afër një orë në temperaturë maksimale. Lakrorin e skuqur e nxjerim nga furra, ia hedhim kosin dhe e kthejmë në furrë të ndalur për 10 min. Gatimet shqiptare.

SHPËRNDAJE

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU