Kurrë mos e pini këtë pije para se të flini, ja pse

alkooli

Fakti që alkoholi nuk ka dobi për trupin e njeriut është i ditur, por një tjetër arsye për ta shmangur vjen nga Anglia, nga London Sleep Centre, i publikuar në revistën shkencore “Alcoholism: Clinical & Experimental Research”.

Në bazë të studimit anglez thuhet se alkoholi shkakton pagjumësi, sidomos nëse pihet në mënyrë të përsëritur, shkruan noa.al.

“Nëse keni pirë alkool prisni dy orë para se të shtriheni në mënyrë që alkooli të jetë metabilizuar”, thuhet në studim.

Në këtë përfundim u arrit pasi u mbajtën nën vëzhgim 100 pacientë, ku u vu re se ata persona që pinin alkool kishin më shumë vështirësi për t’i zënë gjumi. Ndërkohë të ata që nuk përdornin alkool para gjumit, e kishin më të lehtë të flinin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *