Kek me reçel portokalli

Kek

Një kek i butë në aromë portokalli dhe i thjeshtë për tu përgatitur.

Një ëmbëlsirë që do ju bëjë mëngjesin tuaj te mrekullueshëm.

  • Përbërësit:

    300 gr miell
    100 gr sheqer
    4 vezë
    230 ml kos i bardhë
    100 gr gjalp i shkrirë
    100 gr reçel portokalli
    Maja për ëmbëlsira
    pak sodë buke

Përgaditja:

Fillojmë duke rrahur vezët se bashku me sheqerin. Shtojmë me pas reçelin e portokallit. I përziejmë së bashku dhe më pas shtojmë edhe kosin e bardhë.

Në një enë tjetër përziejmë miellin me majanë për ëmbëlsira dhe soden e bukës. Sitim miellin sipër vezëve dhe e trazojmë të gjithë masën.

Tek ëmbëlsira hedhim edhe gjalpin e shkrirë por jo të nxehtë. E trazojmë derisa të arrijmë një mase homogjene.
Masën e hedhim në një tavë të lyer gjalpë më parë dhe e pjekim në furrë të nxehtë për 30-40 minuta në temperaturën 180°C.

Ëmbëlsira kek me reçel portokalli është gati. E lemë të ftohet dhe kur e shërbejmë hedhim sipër sheqer pluhur.

Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *