Ja si ma mori virgjërinë dhe iku në Suedi!

Jam 31 vjeçe. Nuk punoj askund, edhe pse e kam kryer Fakultetin Filozofik, Degën e Filozofisë. I kam pasur disa lidhje të shkurtra, por kanë përfunduar ashtu si edhe kanë filluar. Dhe, duke parë se nuk po mund të stabilizohem, nëna më ka thënë disa herë: ose ta gjej unë dikë dhe t’u tregoj atyre; ose do ma gjejnë ata mua një djalë për martesë. Por, unë nuk po mund të vendos… E, si do ia bëj, një Zot e di, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, Dituria, nga Drenica.

Tash për tash nuk kam askënd dhe as që jam duke dalë me dikë. Ndoshta nuk e përjashtoj mundësinë që t’i shikoj ofertat që po më vijnë në “Facebook”. Nuk fsheh dëshirën: nëse e shoh si serioze ndonjë ofertë për martesë të ndonjë djali me leje të përhershme qëndrimi në Perëndim, do pranoj të martohesha me të, sepse jam mërzitur me këtë jetë këtu… E, si ishte deri këtu? Gjatë shkollimit tim të mesëm në Skenderaj, kam pasur oferta të ndryshme nga shokë të klasës, të shkollës, por edhe të tjerë që më njihnin. Shtyp Rek lamen posht dhe vazhdo leximin

Madje, njëri në atë kohë edhe kishte pozitë të mirë… Por, kryeneçësia ime bëri që t’i refuzoj një pas një, e me ndonjërin dola pak sa për ta provuar veten, por shpejt edhe përfundonte ashtu si edhe fillonte. Kreva shkollën e mesme dhe u regjistrova në fakultet, në Degën e Filozofisë. Nuk isha prej studentëve të mirë, por edhe keq jo. Mësoja në bibliotekë dhe në orët e mbrëmjes me shoqet e konviktit ia mësynim ndonjë kafeterie, ku i kalonim orët e mbrëmjes.
Të jem e sinqertë, kisha një bukuri më të dalluar se shoqet me të cilat shoqërohesha dhe flokë të dendur, të zezë, siç i kanë, kryesisht, femrat e Drenicës. Dhe, s’kishte natë të mos më ofrohej ndonjë djalë. Por, secilit që i thosha se doja të njoftoja me familjen, të nesërmen nuk më thërriste më! Edhe vetë habitesha pse iknin prej meje kur ua përmendja familjen… Ndoshta secili dëshironte të më “rrëzonte” dhe hiq më shumë…

Ndërkohë u njoha më një bashkëvendas timin, i cili jetonte në Suedi. I mirë – po, i bukur – po, para – po, veturë – po… Thashë, pse të mos e provoj me këtë? Dhe, ashtu u bë. Një javë më vonë unë u gjenda në krevat me të në një motel në periferi të Prishtinës. Aty mbet virgjëria ime dhe aso kohe as që u pendova pse ndodhi. Por, pas dy-tre takimesh më nuk më ftoi të dilnim. Më vonë më mori në telefon nga Suedia! I thashë: “Ke mundur t’më tregosh se do të udhëtosh. Unë të kisha kuptuar. Por, ti paske ikur pa më treguar fare! Andaj, le të jetë kjo telefonata e fundit që ma bën”.

Pas këtyre fjalëve as pa u përshëndetur ia mbylla telefonin…

Tash, nga ajo kohë kanë kaluar hiq më pak se 10 vjet. Por, unë nuk po mund ta gjej askund veten në dashuri. Shpeshherë e kam biseduar këtë gjë me nënën time, por ajo po vihet në siklet kur po bisedojmë për këtë gjë. Një ditë, madje, më tha: “Ose gjeje vetë një burrë ose ta gjejmë ne, shtëpia!”.

Ndoshta nëna edhe ka të drejtë. Po t’ma gjej burrin familja, me siguri, do të rehatohesha, sepse vetë nuk po mund të vendosi askund…/Dituria -“Kosovarja” /

Author: Gazetavip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *