Ja sa duhet të zgjasë seksi

Seksi

Një studim në Amerikë e ka hetuar këtë çështje vetëm për të zbuluar se ku qëndrojmë në këtë temë, raporton Fusion.

Anketimi është kryer nga Kristen Mark, drejtoreshë e ‘Sexual Health Promotion Lab’ në Universitetin e Kentucky, dhe i ka përfshirë më shumë se 14,400 përgjigje nga meshkuj dhe femra.

Rezultatet e këtij anketimi ishin të paparashikueshme pasi që edhe meshkujt edhe femrat kishin dëshiruar që seksi të zgjatë dyfish më shumë sesa që ju zgjatë.

Mesatarisht, meshkujt kishin raportuar se seksi ju zgjatë 10 minuta, mirëpo kishin dëshiruar që të ju zgjatë 20 minuta.
Me këtë ishin pajtuar edhe femrat.

Sipas Fusion, seksi mesatarisht zgjatë 3 deri 8 minuta, por një studim i vitit 2008 kishte zbuluar se seksi i ‘dëshirueshëm’ duhet të zgjatë rreth 13 minuta.

Ekipi i Mark kanë zbuluar se 55% e femrave kanë shtirur një orgazëm, e gjithashtu edhe 30.7% e meshkujve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *