Ja kush e vrau Ahmet Krasniqin!

Fatos Klosi në detyrën e shefit të SHIK-ut po akuzohet nga ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha se ka organizuar vrasjen e ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi, në vitin 1998.

“Në atë kohë kemi akuzuar Fatos Klosin se e ka organizuar ai vrasjen. E pohoi vrasjen, ai e ka organizuar ai ka marrë pjesë. Ai nuk mohoi organizimin e vrasjes. Ai tha unë nuk kam marrë pjesë. Kush e çarmatosi, kush e shoqëroi? Ishin oficerët e SHIK-ut ata që e shoqëruan para ekzekutimit. Ata kanë emra”, tha Berisha, në intervistën në emisioni ‘FAKT’ në SYRI.net.

Berisha më tej shtron pyetjen: “Kush i dërgoi oficerët e SHIKU-ut në momentin e ekzekutimit. Nuk mund të them nëse ishte oficer i SHIK-ut apo i paguar këtë nuk mund ta them”.

“Gjithçka është bërë me dijeninë e tij, është bërë nga Fatos Klosi, askush tjetër. Kjo është thënë në atë kohë janë publikuar në atë kohë, uroj që të hetohet”.

“Nëse unë them dhe kam bindjen e plotë, them se Ahmet Krasniqi, qe pata fat ta takoj disa herë, një burrë fisnik”, tha Berisha.

“Sot dalin në treg kufijtë e Kosovës, i bëhet Kosovës një dëm i paimagjinueshëm, cili e njef Kosovën që s’ka zgjidh heshtjen e kufijve, kush e merr seriozisht Kosovën?”

“Dhe ja vënë në gojë edhe të ndjerit Rugova. I nxorën intervistën që është tërësisht jashtë konteksti, për tu kapur në çdo fije bari për zbatimin e skenarit të Beogradit”.

“Për fat të mirë, sot përveç Baton Haxhiut, s’ka shqiptarë që nuk e di se është e Beogradit. Edhe Baton Haxhiu e di një gjë të tillë”, deklaroi Berisha.

Author: Gazetavip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *