Ja çfarë të keqe i shkakton shëndetit tuaj, drita e kamerës në telefon

Selfie

Ky është një lajm i keq për ata që kanë qejf të bëjnë “selfie”: drita e telefonit që shkrepet (fleshi) rrezikon të përshpejtojë plakjen e lëkurës.

Në këtë përfundim ka arritur blogerja e njohur angleze, Mehrin Baig, e cila realizon çdo ditë rreth 50 foto të cilat i publikon në “Instagram”.

E shqetësuar rreth dëmtimit të lëkurës së saj, 26-vjeçarja u konsultua me një dermatolog. Pas kontrollit me skaner u arrit në përfundimin se drita e lëshuar nga telefoni në momentin e shkrepjes lëshon rreze HEV. Këto rreze dëmtojnë lëkurën dhe më konkretisht pjesën poshtë syve, ku poret nisin të zmadhohet gjithnjë e më shumë.

“Ka tre faktorë kryesorë që çojnë në dëmtimin e lëkurës: ndotja, dëmet e shkaktuara nga dielli si dhe dëmet nga rrezet HEV. Kombinimi i këtyre faktorëve shkakton inflamacion të lëkurës, duke ngadalësuar aftësinë e saj për t’u shëruar si dhe për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme”, shpjegon Dr. Simon Zokaie, dermatolog në fushën e kozmetikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *