Ja çfarë ndodh nëse e fusni këmbën në ujë të ftohtë çdo natë

Kemba

Sipas Sergey Bubnowsky, një specialist i kinezoterapisë nga Moska, çelësi i një sistemi më të fortë imun qëndron tek një praktikë e thjeshtë por shumë efektive.

E gjitha çfarë duhet të bëni sipas tij është që të fusni këmbën çdo natë në ujë të ftohtë, kur të vini në shtëpi nga puna.

Duke e bërë këtë ju do ta relaksoni këmbën pas një dite të lodhshme të punës dhe do të bëni mrekulli në sistemin tuaj imun, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se çelësi i kësaj metode është të përdorni gjithmonë ujë të ftohtë, jo të vakët. Sapo të vini në shtëpi, mbusheni legenin me ujë të ftohtë dhe futeni këmbën për 15 minuta aty. Më pas thajeni këmbën dhe mbathni një palë çorape të leshta.

Kënaquni me ngrohtësinë e tyre dhe mos harroni ta përsërisni këtë çdo mbrëmje, nëse dëshironi të keni një sistem më të fortë imun.

Dr. Serfey këshillon të gjithë që të mos brengosen për ujin e ftohtë kur janë të sëmurë, pasi garanton se do të jetë shumë përfitues për ju dhe nuk do t’ua dëmtojë shëndetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *