Ibrahim Tatlises me plis në kokë midis Prishtinës

Këngëtari turk, Ibrahim Tatlises, i njohur për zërin e tij fantastik edhe jashtë kufijve të Turqisë.

Në vitin 2005 pat mbajtur një koncert në Prishtinë ku ka mbledhur një numër të madh të adhuruesve të këngëve të tij, shkruan rtv21.

Numër i madh i njerëzve në këtë koncert u argëtuan shumë me këngët e tij. Por, jo veç koncerti i krijuesit të shumë hiteve në muzikën turke mbahet mend nga ajo kohë, ajo që pat bërë lajm ishte edhe performanca që ka pasur me Adelina Ismailin.

Ibrahim Tatlises, kishte marrë në skenë divën shqiptare, Adelina Ismailin, të cilës i këndonte edhe këngën e tij të mirënjohur “Aramam” e cila është një ndër hitet e tij të pavdekshme.

Përderisa Ibrahim Tatlises i këndonte asaj, Adelina në këtë video duket se ka qenë shumë e emocionuar.

Ndryshe ka kohë që Ibrahim Tatlises nuk është më aktiv në skenën muzikore.

Këtë largim nga muzika e bëri për shkak të problemve shëndetësore, i cili ishte plagosur për arsye biznesore.

Author: Gazetavip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *