SHPËRNDAJE

Guardiola

Pep Guardiola duket se e ka nën plan ta shokojë Arsenalin.

Trajneri i ri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pas transferimit të Ilkay Gundogan duket se është bërë gati për goditjen e radhës në merkato.

Sipas mediave britanike, ylli i Arsenalit Jack Wilshere është lojtari i radhës në listën e të kërkuarve të teknikut spanjoll.

“The Sun” shkruan se Guardiola duket se është i interesuar ta përforcojë edhe më tutje mesfushën, pas transferimit prej 21 milionë funteve të 25-vjeçarit Gundogan.

Wilshere po ashtu është pjesë e lisës së tij, përkundër faktit se ka kaluar shumicën e dy sezoneve të fundit duke u rikuperuar nga lëndimet.

Wilshere ka dy vite të mbetura në kontratën e tij me Arsenalin, por ende nuk kanë filluar bisedimet rreth një kontrate të re.

Përveç mesfushorit anglez, në listën e të kërkuarve të Guardiolas është edhe mbrojtësi francez, Aymeric Laporte. /Gazeta Blic/

wilshere-city

SHPËRNDAJE

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU