Goli spektakolar i Rashicës zë vendin e parë në pesë golat e javës në Bundesligë

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, ia ka siguruar fitoren Werder Bremenit në Bundesligën gjermane kundër Entracht Frankfurtit me një gol tejet të bukur dhe rëndësishëm të shtunën.

Bremen u ballafaqua me Frankfurtin në udhëtim në kuadër të javës së dytë të edicioni të ri të ligës elitare gjermane, dhe arriti të fitojë 2-1 falë goditjes së shkëlqyer të kosovarit, raporton Gazeta Express.

Shpëtimtari i Bremenit, Rashica, u fut në lojë në minutën e 83. Kosovari realizoi super gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 96’.

Goli spektakolar i tij u shpallë si më i miri i javës në Bundesligë. /Gazeta Express/ 

Author: Gazetavip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *