SHPËRNDAJE

buk

Të shohësh fotot e saj i jep të drejtë atyre që e kanë quajtur “Kim Kardashiani i Rusisë”. Kjo është padyshim buka e parë në botë me syze.

E pazakonshme siç edhe tingëllon, një bukëpjekës ka harruar aksidentalisht syzet e tij në një bukë – duke e pjekur bukën me syze pa i vërejtur ato fare. Është bërë pothuajse e zakonshme këto ditë nëpër botë që blerësit të gjejnë objekte të ndryshme në ushqime, transmeton Gazeta Express.

Kafshë të ngordhura, copa metali e çka jo tjetër – ka shumë gjëra që njerëzit i kanë gjetur në ushqime.

Por, një palë syze është me të vërtetë e pazakonshme, për shkak se ato janë të mëdha dhe do të vëreheshin. Fotografia u bë nga një përdorues i Reddit, i cili e publikoi atë të mërkurën.

Është e paqartë se kush e bleu këtë bukë, por është interesante ta shohësh atë – me syze.

Fotografia është bërë shpejt hit në rrjetet sociale nëpër botë, ku shumë njerëz kanë komentuar për atë se si bukëpjekësi nuk i ka vërejtur ato, para se ta vendoste bukën në furrë.

buk

SHPËRNDAJE

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU