Ëmbëlsirë me kokos dhe grizë

Embelsira

Përbërësit:

4 vezë1 gotë qumësht1 gotë vaj1 gotë miell3 lugë kakao1 pecivë

Përbërësit për fillin:

1 litër qumësht7 lugë griz200gr kokos2 sheqer vanilje

Përgaditja:

Përgadisim brumin nga përbërësit e cekur më lartë dhe pastaj gjysmën e tij e hedhim në një enë dhe e pjekim derisa të forcohet pak. Pasi të jetë nxerrë nga furra i shtojmë fillin dhe pjesën tjetër të brumit dhe e fusim përsëri në furrë derisa të pjeket.

Përgaditja për fillin:

E marrim qumështin e hedhim në një enë dhe e vendosim mbi zjarrë deri sa të vlojë. Nga masa e qumështit ndajmë 100ml, shtojmë grizën dhe i përziejm. Pasi që të vloj qumështi i hedhim grizën dhe e lëmë në zjarrë deri sa të trashet. Kësaj mase i shtojmë edhe 2 sheqer vaniljet. E heqim nga zjarri dhe pasi që të ftohet pak i shtojmë grizin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *