E tmershme: Era e fuqishme rrëzon lisa e objekte në Prishtinë

Në kryeqytet të hënën moti është shoqëruar me erëra të forta. Si pasojë e tyre, në Prishtinë janë parë objekte të ndryshme të rrezuara.

Era e fuqishme në lagjen “Dardania” ka rrëzuar një lis. Në fotografitë që i kanë dërguar lexuesit Gazetës Express shihen edhe objekte të tjera të rrezuara nga era.

E, në një kioskë në Prishtinë shihet se era u ka rrëzuar frigoriferët e pijeve, transmeton Gazeta Express.

Author: Gazetavip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *