Arsyet pse duhet të bëni seks në mëngjes

Seksinemengjes

Përfitimet nga seksi nuk janë të kufizuara as në mëngjes. Shumica e njerëzve bëjnë seks në mëngjes vetëm për të përfituar dhe për të qenë sa më mirë gjatë pjesës tjetër të ditës.

Seksi mund ta rrisë energjinë, të përmirësojë gjendjen fizike, mentale dhe emocionale. Këto janë përfitimet nga seksi në mëngjes:

Përfitimet emocionale

Seksi ju ndihmon që të forcoheni emocionalisht. Kjo për shkak se gjatë seksit ju ndjeni plot emocione për partnerin. Ju i shprehni ndjenjat dhe i tregoni se si ndjeheni për ta. Është një përjetim i madh edhe nëse nuk e përdorni fjalën “të dua” gjatë aktit. Kur jeni të lidhur me partnerin në një nivel kaq të thellë, ju i forconi emocionet.

Përfitimet fizike

Sa më shumë që të bëni seks, aq më mirë është për shëndetin tuaj fizik. Kjo për shkak se seksi ju ndihmon që të forconi sistemin kardiovaskular, këmbët, shpinën, ijët dhe muskujt e tjerë. Në të njëjtën kohë ju ndihmon që të humbni edhe peshë, transmeton Gazeta Express.

Përfitimet mentale

Nëse e keni vërejtur, kur keni stres, seksi ju ndihmon që ta largoni atë dhe të gjitha mendimet e këqija nga mendja juaj. Nëse ndjeheni të stresuar qysh në fillim të ditës, seksi ju ndihmon që të ktheni pozitivitetin. Nëse mendoni se do të jetë e vështirë që të bëni seks nën një stres të mëngjesit, duhet ta dini se vetëm ladhatimi dhe puthjet mund të lëshojnë hormonin i cili e largon stresin nga trupi juaj.

Qëndroni të rinj për më gjatë

A e keni ditur se kur bëni më shumë seks, ju në fakt sfidoni orën tuaj biologjike? Nëse jeni femër, seksi ju ndihmon që të lëshoni një përbërës i cili shkakton prodhimin e një hormoni të veçantë i cili ju ndihmon që të dukeni të rinj dhe të ndjeheni më të fuqishëm. Sapo t’i kuptoni të gjitha përfitimet nga seksi, nuk do të ndaloni së bëri seks në mëngjes. /Gazeta Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *