Albert Bunjaki trajner i skuadrës së njohur Turke

Dy emra ishin në agjendën e takimit të drejtorit teknik të klubit turk të futbollit Rize Spor.

Klubi kishte një fillim të dobët në ligë dhe në fund rezultoi me zhgënjim pas ndeshjes me Antalyaspor, por Rize Spor dhe trajneri i deritashëm ndanë rrugët për të nisur thirrjet dhe kërkimet për një trajner të ri, ndërsa klubi turk opsion serioz e ka edhe selektorin e mëhershëm të Kosovës, Albert Bunjakin.

Gjelbër-blutë kanë zhvilluar një takim të bordit të drejtorëve, nën drejtimin e Zëvendës Kryetarit Hasan Kemal.

Në takimin e mbajtur, tema e drejtorit teknik e cila ishte në tavolinë ishte pikërisht trajneri i ri i ekipit. Gjatë takimit u vendos që të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur çështja e trajnerit.

Vëmendja përsëri u kthye në trajnerin nga Kosova Albert Bunjaki dhe opsionin tjetër, trajnerin Okan Burak.

Udhëheqësit e klubit të hënën do të jenë në Stamboll për takime me sponsorët por edhe për të intervistuar të dy trajnerët. Bunjaki mirëpriti propozimin e klubit turk, në të cilin bëjnë pjesë edhe Vedat Muriqi dhe Samir Ujkani.

Author: Gazetavip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *