A e dini se telefoni juaj dëmton spermën?

Telefoni

Pa dyshim se teknologjia po luan një rol të madh në jetën e secilit, ajo ka lehtësuar jetën e njeriut por kohë pas kohe po shkakton edhe probleme shëndetësore.

Studiuesit tregojnë se meshkujt të cilët e mbajnë telefonin e tyre në xhep të kthyer nga ekrani rrezikojnë të dëmtojnë testosteronet dhe spermën, shkruan Collective-evolution.com, transmeton Gazeta Express.

Ky studim është bërë në Universitetin Technion në Izrael, në këtë hulumtim morën pjesë rreth 100 meshkuj rezultatet e të cilëve u publikuan në reviztën “Reproductive BioMedicine”.

Këta meshkuj që kanë mbajtur vazhdimisht telefonin në xhepin e pantallonave kanë rezultuar të kenë më pak spermë sesa meshkujt e tjerë.

Konsulenti i fertilitetit Gedis Grudzinskas, këshillon meshkujt që telefonin ta mbajnë në ndonjë xhep në gjoks dhe jo në xhepin e përparëm të pantallonave.

Mungesa e spermës ka qenë problem për disa dekada radhazi. Në vitin 1991 profesori Niels Skakebaek nga Universiteti i Kopenhagës deklaroi në prani të përfaqësuesve të OBSH-së se mungesa e spermës është shkak i kimikateve dhe stresit.

“Meshkujt duhet të mendojnë seriozisht dhe të largohen nga telefonat e tyre, përfundon Grudzinskas. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *